Më 16 shtator të vitit 2015 Kaica Janeva bëri betimin solemn para Këshillit të prokurorëve publik. Ky ishte akti final i zgjedhjes së prokurorit të parë special të Maqedonisë, detyrë kryesore e të cilit ishte hetimi dhe nxjerrja para drejtësisë të gjithë personave përgjegjës për përgjimet e paligjshme në vend, por edhe t’i ndjekë të gjithë ata për të cilët ka dyshime që kanë bërë vepra kriminale, indikacione që dolën nga përgjimet. Në mbështetje të Janevës ishin katër partitë më të mëdha në vend, VMRO- BDI në pushtet dhe LSDM dhe PDSH në opozitë. Kësaj i paraprinë bisedime disa mujore me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Por, mbështetja shpejtë humbi dhe Janeva u ballafaqua me pengesat e para. Ishin të nevojshme thuajse dy muaj që Katica Janeva të merrte ekipin e duhur të prokurorëve, për shkak të interpretimeve të ndryshme të ligjit. Fillimisht mori shtatë dhe më pas edhe 5 dhe kështu 12 prokurorë u kompletuan në fillim të nëntorit. Zgjidhja e problemit të hapësirave dhe kuadrit morën kohë shtesë nga mandati i saj katërvjeçar.

Në fillim të dhjetorit prokurori shtetëror publik i atëhershëm, Marko Zvrlevski ia dorëzoi të gjitha lëndët që i kishte prokuroria e rregullt lidhur me përgjimet. Në fund të dhjetorit, LSDM-ja opozitare i dorëzoi të gjitha bisedat e përgjuara, me këtë thuajse katër muaj pas ardhjes në këtë detyrë, PSP më në fund mori material për punë.

Për një vit e gjysmë, aq sa kishte dhe afat për të paraqitur akuza, Janeva dhe ekipi i saj u përballën me rezistencë të madhe nga qeveria dhe institucionet. Një pjesë nuk i jepnin dëshmitë apo materialet që  kërkonte PSP-ja prej tyre ose kanë përdorur afatet maksimale për t’u dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Një nga skenat që nuk do të harrohet është se si dhe MPB-ja u përpoq ta kufizonte qasjen e Janevës kur bëhej inspektimi këtë institucion.

HAPE-HAPE

Gjatë periudhës së hetimeve, institucioni  çdo ditë fitonte besim nga opinioni. Në një masë të madhe, për shkak të qasjes transparente dhe konferencave të rregullta për shtyp para opinionit. Por, në fund, ajo që llogaritej ishin akuzat. Më 29 qershor 2017, dy ditë para skadimit të afatit, PSP-ja paraqiti 17 akuza për 18 raste kundër 94  personave fizikë dhe 7 personave juridikë.

Pikërisht dy vjet më vonë, me njërën dorë numërohen rastet për të cilat ekziston një vendim gjyqësor i formës së prerë në rastet e PSP-së. Një prej tyre është “Tank-u”, ku ishin dënuar Gordana Jankullovska, Gjoko Popovski dhe Nikolla Gruevski . Vetëm Popovski është në burg ,sepse Gruevski u arratis nga vendi dhe Gordana Jankullovska fitoi një shtyrje në vuajtjen e dënimit për shkak se ajo ka një fëmijë. Ekziston një aktvendim dhe për “Trust” kundër biznesmenëve Sead Koçan dhe Vasilije Aviroviq. Djali i ish deputetes  nga Partia Socialiste në fund kaloi një dënim me kusht, ndërsa Koçani dënim me burg, por dhe ai gjithashtu përpiqet të shtyjë  vuajtjen e dënimit me burg.

Mandati i Katica Janevës mbaron më 15 shtator të këtij viti, pra për dy muaj. Nëse deri atëherë nuk zgjidhet prokuror i ri apo nuk ndryshohet ligji, nuk ka  kush të përfaqësojë rastet e PSP-së.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...