Katër persona, përfshirë dy zjarrfikës, humbën jetën sot pas shpërthimit në një ndërtesë poshtë së cilës gjendej një dyqan buke në Paris, deklaroi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner për BFMTV.

Përveç viktimave, numërohen edhe 37 të plagosur.

”Një shpërthim i fortë ndodhi sot rreth orës 09:00 në zonën 9 të Parisit”, njoftuan burime që përputhen, nga prefektura, policia dhe gazetarët.

”Një zjarr në një biznes pasoi me një shpërthim të fuqishëm”, thanë burime nga prefektura dhe policia.

Pista e rrjedhjes së një sistemi gazi është më e mundshmja deri tani.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...