Skuadra e Interit ka siguruar shërbimet e mesfushorit danez, Kristian Eriksen i cili ka përfunduar aventurën në Londër me Totenhemin. Pas një insistimi dhe një bisede disa javore mes palëve, më në fund është arritur akordi dhe futbollisti ka mbërritur në Milano duke u pritur nga dhjetëra tifozë.

“A je i lumtur? Po sigurisht”.

Kaq ka mjaftuar për prononcimin e parë si futbollist i Interit, megjithatë klubi ka menduar diçka tjetër dhe futollisti duhet të prezantohet gjatë ditës së martë. Mediat italiane raportojnë se Interi nuk e mbyll merkaton me këtë transferim, ndërkohë që shpreson të largojë shpejt edhe Politanon, për të marrë në Milano futbollistin francez, Oliver Zhiru. Merkatoja mbyllet pas 4 ditësh dhe këto 4 ditë, pritet të jenë të nxehta për Interin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...