Qeveria në Kili vendosi të zgjasë më tej gjendjen e emergjencës në disa qytete në veri dhe në jug pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit ku kanë humbur jetën të paktën 7 persona. Gjatë në deklarate për shtyp presidentit Sebastian Pinera u shpreh “Jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm që është duke përdorur dhunë pa limite”. Ai konfirmoi që gjendja e emergjencës që ishte shpallur në kryeqytet do të shtrihet dhe në disa qytete të tjera në veri dhe jug. Protestat e mbështetura nga studentët nisën rreth 2 javë më parë pas vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e transportit publik.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...