Iker Kasiljas do të kandidohet për president të Federatës së Futbollit të Spanjës, ku përballë do të ketë presidentin aktual, Luis Rubiales. Lajmin e ka bërë të ditur vetë legjenda madrilene përmes një postimi në “Tëitter”.

“Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli spanjoll.”

Kasijas ende nuk e ka njoftuar tërheqjen zyrtare nga futbolli, por nuk ka zbritur kurrë në fushë me Porton, që nga ai atak kardiak, që i rrezikoi seriozisht jetën dhe alarmoi gjithë tifozët. Pjesëmarrja e tij në zgjedhje pritet të paraprihet nga dorëheqja zyrtare nga futbolli aktiv.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...