Gjykata e Arbitrazhit sportiv ka vendosur që të hedhë poshtë vendimin e UEFA-s kundër Çellsit dhe i është pezulluar dënimi që ka dhënë UEFA në janarit e vitit të shkuar. Gjykata e arbitrazhit sportiv ka vendosur të lërë në fuqi gjobën në të holla, ndërkohë që blutë e Londrës kanë të drejtë të ndërhyjnë në merkaton e janarit. Pritet që presidenti Abramoviç të ndërhyjë fuqishëm në merkato dhe të bëjë përforcime të shumta duke parë edhe pozicionin e Çellsit në klasifikim. Ndryshe londinezët kishin transferuar futbollistë nën moshë duke thyer shumë rregulla të vëna nga UEFA dhe në këtë mënyrë, klubi londinez mori një dënim për bllokimin e dy merkatove.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...