Rreth 20 gazetar nga vendete rajonit do të jenë pjesë e Karvanit Ballkanik të medias. Organizimi është bëre nga IDC Serbi nën mbështetjen e rrjetit IRIS. Përfaqësuesit e mediave janë kryesisht nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali ZI, Bosnja dhe Serbia.

Në ditën e parë gazetarët nga rajoni vizituan Qendrën për azil në Vizbeg të Shkupit nga ku u njohën nga afër me kushtet dhe rrethanat e qendrës. Momentalisht në gjenden rreth 30 emigrantë kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani.

Drejtori i Qendrës për azil, Vladimir Bislimovski pohon se kapaciteti i qendrës është që të pranohen deri në 200 persona, por në raste emergjente ky numër mund të dyfishohet.

“Qendra jonë është e gatshme dhe posedon kushte për 200 emigrant, por në situata emergjente si ato të vitit 2015 mund të sistemojmë edhe më tepër”.

“Dua të qëndroj në Shkup. Nuk dua të largohem për Evropë”, tha njëri nga azil kërkuesit nga Afganistani.

Qendra është e llojit të hapur. Azil kërkuesit mund të punojnë edhe jashtë perimetrit të saj duke plotësuar kushtet ligjore. Ndërkohë familjet të cilat gjenden në atë vend, fëmijët e tyre i nënshtrohen shkollimit në gjuhën maqedonase në shkollat më të afërta në Vizbeg.

Lidhur me procedurat për azil dhe akuzat për procedim të ngadaltë, drejtori Bislimovski shton se bëhet fjalë për fenomen Ballkanik ku të gjitha shtetet e Korridorit Ballkanit veprojnë në të njëjtën mënyrë.

“Nga viti 2015 e deri tani të drejtën e azilit e kanë fituar 10 shtetas nga lindja e mesme”.

Karvani vizitoi edhe Qendrën për pranim në Tabanovc, kufiri me Serbinë nga ku u njohën me kushtet dhe numrin e emigrantëve. Një pjesë e tyre të cilët kishin ardhur nga Greqia ose ishin kthyer nga Serbia nuk ngurronin që të shprehin kënaqësinë e tyre për mikpritjen dhe kushtet të cilat i gjejnë në kampet e Maqedonisë së Veriut.

Karvani do të vazhdojnë me vizita në kampet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...