Lajmi i keq për Maqedoninë pas fitores 2-0 në Riga të Letonisë, pasi që mesfushori shqiptarë Enis Bardhi nuk do të luajë në sfidën e ardhshme, kundër Sllovenisë. Arsye është kartoni i dytë i verdhë në këto eliminatore, pas asaj që e mori në sfidën me Austrinë. Bardhi tentoi që të ndalojë një aksion për gol të Letonisë, pas gabimit të Musliut dhe në fund u ndëshkua me karton të verdhë. Tani është e qartë se Maqedonia do të jetë e dobësuar në mesfushë, pa prezencën e Enis Bardhin , kundër Sllovenisë më 10 tetor në Shkup. Mesfushori shqitarë do të jetë gati për sfidën në transfertë , më 13 tetor , kundër Polonisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...