Legjenda e basketbollit amerikan, Vins Karter, edhe zyrtarisht firmosi kontratën për edhe një vit me NBA skuadrën e Atlantës. Në rast se do të zhvillojë së paku një ndeshje në sezonin e ri 2019/20, do të bëhet basketbollisti i parë në NBA, që ka zhvilluar plot 22 sezone. Sezonin e kaluar, Karter zhvlloi 76 ndeshje dhe 9 herë ishte në ekipin e parë që të nisi takimin, duke realizuar mesatarisht 7 pikë në një ndeshje. Vins Karter, para se të kalojë tek Atlanta , ishte pjesë e Sakramentos, Memfisit, Dallasit, Feniksit, Orlandos, Nju Xhersit dhe Torontos.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...