Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer mbërriti sot në Irak për bisedime me zyrtarët e lartë të ushtrisë, deklaroi ministria.

Vizita vjen si pasojë e përpjekjeve të Berlinit për të lobuar që ushtarët e Bundeswehr të ruajnë praninë e tyre në vend.

Trupat gjermane dhe ushtarët e tjerë nga vendet që formojnë aleancë ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik u tërhoqën nga Iraku pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara.

Në përgjigje të këtij sulmi Irani sulmoi bazën ushtarake amerikane në Irak.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...