Pas lajmit të publikuar në gazetën “Kurir” në Serbi, ku thuhet se Bojan Jovanovski- Boki 13 ka zhvatur Orce Kamçevin me 1.5 milionë euro për shkak se ka huazuar po aq para nga këngëtarja serbe, Jelena Karleushа. Kjo e fundit i ka demantuar këto informacione. Karleusha për portalin “Reporter” thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se me të vërtet ndjen keqardhje për atë se çfarë po i ndodh Boki 13 për momentin.

“Informacionet që po lexoni në mediat serbe janë gënjeshtra absolute. Bojani nuk ka huazuar kurrë para nga unë. Nuk i kam huazuar askujt para, askujt nuk i kam borxh. Gjithçka që mund të them për Bojanin është se ai gjithmonë ka paguar gjithçka vetë. Më vjen shumë keq për atë se çfarë po i ndodh dhe shpresoj që Bojani të ketë një arsye të fortë për mbrojtje. Por askush nuk është as i çmendur, as budalla, është e qartë se gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe se Bojani është viktimë e një grupi shumë më serioz të njerëzve. Shpresoj se do të ketë një gjykim të drejtë”, tha Karleusha për “Reporter”-in serb.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...