Ende nuk dihet me çfarë çmimi do të shiten derivatet e naftës pas 14 majit. Akoma nuk është përgatitur metodologjia e re për përcaktimin e çmimit të benzinës dhe dizelit. Pasi sot skadon marrëveshja me OKTA-n, sipas të cilës përgatitej metodologjia e deritanishme ndërsa Ligji për energjetikë nuk është në fuqi pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e firmosi, tani Rregullatori do të presë ligji sërish të miratohet në Kuvend dhe nënshkrimin ta vendos presidenti i ri Stevo Pendarovski, pas çka do të kemi mënyrë të re të përcaktimit të derivateve. Çmimi i derivateve do të përcaktohet në bazë të çmimeve në bursat botërore e jo si deri më tani në bazë të çmimit prodhues që e ofronte OKTA. Në të do të vendoset kursi i dollarit dhe shpenzimet, me marzhë të llogaritur.

Gjithashtu do të merret parasysh shpenzimi për transport nga vendi ku blihet e deri tek depot ku e magazinojnë, më pas do të merret parasysh marzha që duhet ta kenë edhe tregtarët me shumicë edhe ata me pakicë, ndërsa gjithashtu do ta marrim parasysh edhe transportin nga depot e tregtarëve deri tek pikat e karburantit”-tha Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.

Drejtori i “Makpetrol-it”, Andrea Josifovski thotë se nuk është problematike tregtarët të gjenden në këtë vakum të tregut pa metodologji të re. Ata do të mund të përcaktojnë çmime që do të vlejnë derisa të miratohet përllogaritja e re nga Rregullatori. Shton se sipas lëvizjes së çmimeve të naftës në bursat botërore nga e hëna mund të ketë ulje të çmimeve të benzinës për gjysmë denari dhe rritje të dizelit gjithashtu për gjysmë denari.

Me këtë metodologji që e përgatit KRRE-ja, praktikisht sipas informatave të mia do të duhej të rritet marzha te tregtarët për atë pjesë që them se nuk ekziston më, por që është kalkuluar në çmim, por ne me propozimin që e morëm nga KRRE-ja, apo nga shërbimet profesionale, aspak nuk mund të pajtohemi sepse atje ka njerëz që nuk bëjnë dallim, ndërmjet marzhës dhe premisë për cilësi, nuk dallojnë çfarë është transport, dhe shpërndarje e derivateve të naftës”-pohoi Andrea Josifovski, “Makpetrol”.

Nga OKTA thonë se gati dhjetë vite nuk e ndjekin metodologjinë për formimin e çmimit të derivateve, por se kanë dorëzuar përllogaritje sipas çmimit në tregun e naftës.

Kur thoni se OKTA nga çmimi final i benzinës merr 34 denarë, atëherë duhet të dihet se OKTA ka më pak se 1,5 denar. Çdo gjë tjetër është çmim i tregut, transporti dhe shpenzime të tjera. OKTA nuk ndikon ndaj çmimit të tregut. Çmimet në treg janë liberalizuar para dhjetë viteve”-tha Janis Gerulanos- OKTA.

Sipas zëvendës- kryeministrit Koço Angjushev, për momentin nuk ka kushte për liberalizimin e plotë të tregut të derivateve të naftës pasi në tregun me shumicë, OKTA mbulon 75-80% të tregut, që është njëlloj monopoli. Sipas tij, qëllimi i metodologjisë që e ka miratuar KRRE është që të mbrohen qytetarët nga tronditjet e çmimeve që mund të ndodhin, nëse dikush dëshiron ta mbrojë pozicionin e tij.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...