Shteti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një pjesë e përfitimit nga sektori i naftës, në mënyrë që qytetarët të mund ta blejnë benzinën dhe naftën me çmim më të lirë. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, është i prerë – korrigjime në akcizë nuk do të ketë dhe këtë duhet ta kenë të qartë qytetarët.

Ajo që përfshihet në ligje, e cila është praktikë e arkëtimit të akcizës, praktikisht mbetet e pandryshuar – tha Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Pas publikimit të çmimeve të reja të derivateve nga Komisioni Rregullator, reagoi Makpetroll i cili pretendon se nëse tregtarët i formojnë vetë çmimet e naftës dhe derivateve ato do të kishin qenë gjysmë denari më të ulëta. Kjo kompani kërkoi nga shteti që të reduktojë fitimet e saja në favor të qytetarëve dhe kompanive. Llogaritja thotë se rreth 30 për qind e çmimit të çdo litri të shitur të benzinës shkon në arkën e shtetit, thotë Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ky organ nuk ka autoritet të urdhërojë qeverinë të heqë dorë nga disa të ardhura, por propozon një mënyrë të re kontrollimi të sektorit të naftës.

Gjatë importit të naftës dhe derivateve të naftës në shtet, ata domosdo të hyjnë në depot, dhe nga depot të maten sasitë dhe të paguhen detyrimet përkatëse. Siç është akciza dhe kështu do të jetë shumë më e thjeshtë për të gjitha kompanitë – deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.

Dy javët e fundit në Maqedoni kishte një liberalizim të detyruar të tregut të naftës, sepse ndryshimet në Ligjin për Energjetikë ishin bllokuar në labirintet juridike, i pa nënshkruar nga ish-Presidenti i Shtetit, Gjorgje Ivanov. Ndryshimet që Presidenti i ri, Stevo Pendarovski tashmë i ka nënshkruar përfshijnë një Rregullore që përcakton çmimet e shitjes në pakicë të derivateve të naftës dhe të naftës. Përndryshe, pas skadimit të marrëveshjes 20-vjeçare të shitblerjes për OKTA-n, pritej që çmimet e shitjes në pakicë të binin në mënyrë drastike, por kjo duket se nuk do të ndodhë. Ndërkohë, tregtarët vazhdojnë të jenë për një treg të liberalizuar dhe pohojnë se nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve. Rregullatori dhe autoritetet thonë se duhet të veprohet me kujdes dhe gradualisht, sepse rajoni ka një treg të lirë, por të gjitha vendet i shesin derivatet me çmime më të shtrenjta në krahasim me pompat e benzinës në vendin tonë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...