Përfaqësuesja e Maqedonisë në karate shënoi rezultatin më të madh në historikun e vet, duke mbyllur Botërorin në Madrid, në pozitën e 7-të, në garat ekipore. Përfaqësuesja e Maqedonisë shënoi fitore në 3 xhirot e para, duke arritur në çerekfinale, ku u ndal nga finalisti për titullin kampion bote, kombëtarja e Turqisë, nga e cila pësoi disfatë me rezultat 1-3 . Në repasazh, Maqedonia pësoi disfatë nga Japonia, duke mbyllur Botërorin në Madridi të Spanjës, pas kombëtareve të Turqisë, Iranit, Azarbejxhanit, Japonisë, Italisë dhe Senegalit.

Loading...

Shpërndaj me