Karateistët e rinjtë të Maqedonisë, në evropianin e fundit në Alborg të Suedisë arritën të fitojnë dy medalje të arta dhe po aq të argjendta. Këta pas kthimit në vend, dolën para gazetarëve ku folën për përshtypjet e tyre nga ky kampionat. Ndërkohë që kampionët e ri evropian, premtuan se nuk do ndalen me kaq dhe se në të ardhmen do kërkojnë rezultate të mira edhe në konkurrencën e seniorëve.

Unë jam shumë I kënaqur nga ky rezultat. E kemi pritur jashtëzakonisht shumë. Tejmase dëshira ka qenë shumë e madhe. Dua të falënderoj trajnerin tim ku unë stërvitem.. Nuk do ndalemi me kaq, do punojmë akoma më shumë. Rezultate do kemi edhe më tepër. “- tha Doan Osmani, kampion evropian në karate.

Patjetër dua të them se rruga deri në finale ishte shumë e vështirë. Me angazhim të madh dhe punë maksimale çdo gjë u shpagua. Në fund fitova medalje. Më vjen shumë mirë që arsyetova pritshmëritë dhe u ndala në vendin më të lart të piedestalit. “- tha  Petar Spasenovski, kampion evropian në karate.

Maqedonia në renditjen e përgjithshme të vendeve u rendit në pozitën e shtatë. (S.V.A)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...