Në vigjilje të përballjes kthyese të Ligës Evropa, Fc Shkupi beson në rezultat pozitiv në përballje me Pjunikun e Armenisë, pasi takimi i parë u mbyll me rezultat 3-3.

Ju falënderojë për përkrahjen deri sot. Ndoshta askush nuk kishte pritur qe te arrijmë deri këtu në futboll.Duhet besuar në futboll dhe ja ne ku kemi arritur. Pjuniku na ka parë si një ekip e vogël, por Shkupi tregoi se është e fortë dhe pse nga viti I kaluar kishim vetëm dy lojtarë Në garat evropiane gabimet nuk falen, edhe pse ne në kampionatin tanë mund të gabohet dhe të bëhen përmirësime, por kundërshtarët evropiane nuk falin asnjë gabim. Më vjen keq për rezultatet e ekipeve tanë në garat evropiane. Na pret një ndeshje e rëndë pasi Pjuniku është skuadër e fortë. Ne nuk do të luajmë që me barazim 0-0 të kualifikohemi, por do të luajmë lojën tonë dhe shpresojmë se mund të kualifikohemi, tha trajneri Umit Karan.

Vërtetë kemi një rezultat pozitiv, por kjo nuk do të thotë asgjë. Mendojë se do të jetë 2 herë më e vështirë përballja se sa takimi I parë. Pjuniku e di me kë ka punë, por edhe ne e dimë pozitën tonë. Shpresojë se në fund do të gëzojmë publikun dhe tifozët tanë ,,Shvercerët,, tha mes tjerash Muharem Bajrami.

Deri më tani skuadra e Pjuniku nuk di për disfatë në përballje me skuadrat nga Maqedonia. Ndeshja kthyese e Ligës Evropa mes FC Shkupit dhe Pjunikut do të zhvillohet të enjten, në stadiumin Toshe Proeski në orën 20.30.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...