Skuadrat e San Franciskos dhe Kanzas Sitit, do të luftojnë për titullin kampion në futbollin amerikan, i njohur si SuperBoull. Që të dy skuadrat arritën që të shënojnë fitore në finalet e Konferencës. San Francisko në terrenin vendas mundi skuadrën e Grin Bejit me rezultat 37-20 dhe pas 50 vitesh kualifikohen në finale të futbollit amerikan. Ndërkohë skuadra e Kanzas Siti, më lehtë se sa mendohej mundi skuadrën e Tenesit, me rezultat 35-24. Këtë vit finalja e futbollit amerikan do të zhvillohet më 2 shkurt, në stadiumin “Hard Rok” në Majami.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...