Harry dhe Meghan Markle janë zhvendosur së bashku me të voglin e tyre, Archie Harrison dhe dy qentë e shtëpisë në Kanada për të vazhduar jetën e tyre larg pallatit mbretëror.

Por jetesa në Kanada duket se do të ketë disa “probleme” për çiftin tashmë që nuk kanë më as titujt e dikurshëm.

Për një ditë më shumë se 80.000 kanadezë kanë firmosur një peticion online, ku kërkojnë që Duka dhe Dukesha t’i paguajnë vetë shpenzimet e tyre të sigurisë.

Sipas qytetarëve, kostoja 800 mijë euro në vit për sigurinë e çiftit duket të paguhet nga vetë Harry dhe Meghan Markle dhe jo nga xhepat e kanadezëve.

“Kanadezët dëshirojnë që Duka dhe Dukesha e Sussex të jenë në gjendje të përmbushin ambicien e tyre për t’u bërë të pavarur financiarisht”- është shprehur presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve./Neës31.al

Loading...

Shpërndaj me

Loading...