Të mërkurën në mbrëmje kanë përfunduar ndeshjet e para eliminatore për Ligën e Kampionëve Evropian në të cilën u paraqitën tri skuadra shqiptare. UEFA pas mbylljes së këtyre ndeshjeve ka bërë publike një sërë të dhëna statistikore. Në batë të këtyre të dhënave, sulmuesi i skuadrës së Shkëndijës së Tetovës, me katër gola të shënuar kundër TNS-së, ka kryesuar renditjen e golashënuesve më të mirë të kësaj faze. Po ashtu skuadra e Shkëndijës me rezultatin 5:0, ka fitoren e tretë më të lartë në raundin e parë. Kur jemi tek efikasiteti i 90 minutave të para tek kampionët u shënuan 49 gola me një mesatare prej 2.58 gola për ndeshje.

Shpërndaj me