Liga e Kampionëve ka hyrë në një fazë të nxehtë duke qenë se në turet eliminatore para fazës në grupe, janë shumë skuadra me emër që kërkojnë grupet e Championsit. I tillë është edhe Ajaksi që i duhet të fitojë sot ndaj PAOK-ut, pasi ndeshjen e kaluar ka barazuar në transfertë me rezultatin 2-2. Barazimi pa gola ose edhe 1-1, i jep holandezëve kualifikimin, megjithatë asnjëra skuadër nuk do ta ketë të lehtë. Sakaq, Karabahu që eliminoi Partizanin e Shqipërisë, do të përballet me APOEL-in, ish-skuadrën e Tramexanit që u shkarkua menjëherë pasi ekipi i tij u mund me rezultatin 1-2 në shtëpi. Takim interesant do të jetë edhe ai mes LASK dhe Bazelit, ku austriakët kanë fituar në Zvicër 1-2 dhe tashmë u duhet të menaxhojnë, ndërkohë që Bazeli kërkon përmbysjen. Ndeshje të vështirë ka edhe Dinamo Zagreb që luan ndaj Ferencvaroshit në Hungari. Takimi i parë është mbyllur në barazim 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, ndërkohë që pak më të lehtë e ka Porto që ka mundur në Rusi ekipin e Krasnodarit me rezultatin 1-0.

18:30 Karabah-Apoel (2-1)

19:00 Rozenborg-Maribor (3-1)

19:30 Dinamo Kiev-Klub Brizh (1-0)

20:00 Kopenhagë-Crvena Zvezda (1-1)

20:00 Ferencvarosh-Dinamo Zagreb (1-1)

20:30 LASK-Bazel (2-1)

20:30 Olimpiakos-Bashakshehir (1-0)

20:30 Ajaks-PAOK (2-2)

20:45 Selltik-Kluzh (1-1)

21:00 Porto-Krasnodar (1-0)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...