Kalifornia, që konsiderohet si ekonomia e pestë botërore, angazhohet për të patur një energji elektrike 100% “të pastër” deri në vitin 2045, pa asnjë prodhim të gazeve me efekt serrë, njoftoi sot guvernatori i saj, Jerry Brown duke ratifikuar një ligj të miratuar nga deputetët e këtij shteti.

“Me këtë ligj, Kalifornia është në rrugën për të përmbushur objektivat e marrëveshjeve të Parisit si dhe t’i tejkalojë ato. Kjo nuk do të jetë e lehtë, nuk do të jetë e menjëhershme, por duhet të bëhet”, theksoi guvernatori Brown para se të nënshkruajë këtë tekst.

Deri tani në SHBA, vetëm arkipelagu i Havait, që kërcënohet drejtpërdrejtë nga rritja e ujërave të Paqësorit që shkaktohet nga ndryshimi klimatik, kishte ndërmarrë një politikë të kësaj natyre.

Në nivel federal, administrata republikane e presidentit Donald Trump u tërhoq zyrtarisht vitin e kaluar nga marrëveshja e Parisit e nënshkruar në vitin 2016 nga paraardhësi i tij, Barack Obama.

Loading...

Shpërndaj me