Para përballjes derbi në mes Milanit dhe Interin, vjen parashikimi i brazilianit Kaka, ish-sulmuesit brazilian të Milanit.

Sonte do të fitojë Milani. Do të shënojnë Piatek dhe Pakueta” , thot braziliani.

Ai nuk do të jetë në stadium, por premton se do ta shohë sfidën përmes TV. Ai karikon edhe më shumë kuqezinjtë në prag të kësaj sfide delikate për vendin e tretë në Serinë A. Milan po rikthehet në nivelet e dikurshme edhe pse Leonardo, Gattuso e Maldini kanë ende shumë punë për të bërë. Kakà vlerëson punën e bërë nga Gatuso.

“Ka kaluar momente të vështira, por ka ditur të udhëheqë skuadrën, pasi në gjakun e tij rrjedhin ngjyrat kuqezi. Milani meriton të luajë në Ligën e Kampionëve . Piatek dhe Pakueta janë dy blerje perfekte për Milanin. Krzysztof është njësoj si Shevçenko dhe Lukas si unë, ata të dy do të shkruajnë historinë. Megjithatë, krahasimet nuk më pëlqejnë”, thotë Kaka.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...