Sportistët e Maqedonisë për më pak se një javë arritën të fitojnë dy medalje në sportet luftarake aty ku edhe kemi më shumë sportistët të natyralizuar. Emil Pavllov, në evropian e karatesë të zhvilluar në Novi Sad, doli kampion për të rritur, ndërsa mundësi Besir Alili në Shkup e fitoi medaljen e argjendtë në mundje stil të lirë për kadetë. Alsat-M, pyeti dy drejtuesit e sportit vendor Darko Kaveski, drejtor i ARSM-së dhe Vasil Tupurkovski kryetar i KON-it, se cila medalje shkëlqen më shumë. Ajo e fituar nga sportistët tanë apo nga ata të natyralizuarit.

Gjithsesi se medalja e fituar nga sportistët tanë dhe jo të natyralizuar shkëlqejnë më shumë. Por ne si shtet duhet të vlerësojmë të gjitha ato medalje dhe mirënjohje të cilat i marrim nga garat e mëdha, në të cilët prezantohet Maqedonia. – tha Darko Kaevski, Drejtor i ARSM-së

Gjithsesi se vlerë më të madhe ka suksesi ynë, por ne organizohemi që Maqedoninë ta përfaqësojmë sa më mirë. Do tju them sinqerisht se nëse mundemi do ta shfrytëzojmë edhe këtë ndihmë edhe nga sportistët tjerë. Kemi të tillë dhe nuk janë në numër të madh. Nuk ka kushtojnë asgjë dhe kjo është e tëra. – tha Vasil Tupurkovski, kryetar i KON-it.

Maqedonia nga pavarësia e saj ka natyralizuar me dhjetëra sportistë të cilët kryesisht kanë bërë gara nën flamurin e vendit në sporte mundje dhe basketboll. (S.V.A)

Shpërndaj me