Presidenti Gjorge Ivanov nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen ndërkombëtare me Greqinë për kontestin e emrit, duke përdorur të njëjtat taktika si me Ligjin për gjuhët, thotë gjyqtari kushtetues Osman Kadriu. Edhe në këtë rast, sipas Kadriut, kreu i shtetit mund të refuzojë ta nënshkruajë për herë të parë, por pas ratifikimit të dytë në Parlament ai është i detyruar ta nënshkruajë dhe ti japë fuqi ligjore marrëveshjes me Greqinë.

Ndryshe nga dje kur Presidenti refuzoi të përgjigjet në pyetjet gazetareske, sot në Sofje ai u përball me gazetarët nga Bullgaria. Kreu i shtetit u pyet nëse me vendimin e mos nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë nxit krizë politike të brendshme në Maqedoni dhe destabilizimin e rajonit.

Nuk pranoj kualifikime që unë kam penguar stabilitetin e rajonit. Dihet se kush është ai, i cili gjatë gjithë këtyre viteve e sjell situatën e Maqedonisë në këtë gjendje. Dihet se kush e bllokon Maqedoninë dhe e largon atë dhe ndikon në të ardhmen e saj. Dihet kush e pengon të drejtën për prosperitet të një kombi. Prandaj, të jeni të matur në kualifikimet tuaja dhe mos bini nën ndikimin e të tjerëve – deklaroi dje Gjorgje Ivanov.

Ivanov nga Sofja tha se nuk e ka larguar nga zyra Kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov nga takimi i djeshëm i cili që zgjati vetëm 2 minuta, dhe në të cilin duhej të njoftohej rreth marrëveshjes me Greqinë.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me