Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli shprehu mendimin e tij për Gjykatën Speciale dhe episodet e fundit në Kuvend ku u mor nisma për shfuqizimin e ligjit për të nga disa deputetë. Në artikullin e publikuar në gazetën Ekspress, Veseli shkruan se Specialja qartësisht është e dëmshme për Kosovën, por ajo do të krijohet, sepse shteti kosovar s’ka fuqi për ta ndaluar atë.

“Kosova e meriton më pak se kushdo në botë, por gjykata do të formohet, edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë!”, shkruan mes të tjerash Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës thotë se Specialja është e pandalshme dhe kjo u pa në datën 22 dhjetor, kur u bënë përpjekjet për ta shfuqizuar. Sipas Veselit, deputetët që iniciuan nisëm, nuk i kishin bërë llogaritë mirë, sidomos me reagimin ndaj saj. Ata, thotë Veseli, me dështimin e tyre treguan se nuk ishin të përgatitur dhe as seriozë për ta çuar përpara iniciativën e tyre, pra nuk ishin të gatshëm të merrnin përsipër përgjegjësi.

Veseli shton se mendimin e tij për gjykatën e kishte formuar prej kohës, por priti që të kalonin festat për ta publikuar, duke i dërguar një kritikë të mbuluar partnerëve të koalicionit, por edhe opozitës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...