Aktori Max von Sydow ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, shkruan lajmi.net. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe lajmin e ka konfirmuar agjenti i Sydow , Jean Diamond.

“Me zemër të thyer, me pikëllim të madh dhe dhimbje të skajshme, njoftojmë për humbjen e Max von Sydow më 8 mars 2020”, u shpreh ai me pikëllim të thellë.

Ylli suedez debutoi në film në vitin 1949 në vendin e tij, para se të ndërtonte një karrierë të suksesshme në Hollywood.

“Game Of Thrones”, “The Exorcist”, ishin vetëm disa nga realizimet kinematografike për të cilat ka qenë i njohur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...