Kirk Douglas, ylli i Hollywood-it për 6 dekada me radhë, ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare. Aktori spikati në shumë role gjatë karrierës së tij, përfshi këtu filmin “Spartacus” në 1960-ën, në të cilin kishte rol kryesor.

I lindur në New York në 1916-ën, Kirk pati ndikim gjatë “periudhës së artë” të Hollywood-it, duke fituar nominimin e parë për Oscar në 1949-ën.

Talentin në aktrim, e trashëgoi i biri, aktori i njohur Michael Douglas, që gjithashtu është fitues i çmimit Oscar.

Më shumë se 90 filma mbajnë emrin e tij, duke e shndërruar në një prej aktorëve më frytdhënës të atyre dekadave.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...