Punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë morën paga më të larta, që është shumë më e lartë se regresi vjetor që duhet ta marrin tani një pjesë e punonjësve nën ombrellën e shtetit. Kështu e sqaroi Ministri Damjan Mançevski arsyen pse vetëm një pjesë e administratës do të marrë K-15.

Unë mendoj se jemi shumë të drejtë si qeveri, se intervenojmë për herë të parë në këto aktivitete, dhe më pas edhe këtu është fakt se këto të drejta  punonjësit në sektorin privat, e kanë të drejtën themelore për mëditje, kur shkohet në udhëtim, por shuma që jepet është më e vogël për dallim nga sektori privat dhe kjo nuk është e drejtë- deklaroi Damjan Mançevski – Ministër i Administratës dhe Shoqërisë së Informacionit.

As administratorët që kanë qenë të punësuar në bazë të Marrëveshjes Kornizë, të cilët nuk janë sistemuar akoma dhe rrinë në shtëpi, por që marrin pagë nuk do të marrin regres vjetor.

Unë do të sigurohem, që të mos zbatohet për ta, edhe pse marrëveshja kolektive thotë kështu, ne do të gjejmë një formulim së bashku me sindikatën dhe institucionet kompetente, që të mos vlejë për këta njerëz, normal do të zbatohet nëse pranojnë një risistemim- tha Damjan Mançevski – Ministër i Administratës dhe Shoqërisë së Informacionit.

Sipas përfaqësuesve të SPOGJ-it, i gjithë procesi i negociatave nuk ka qenë i lehtë, dhe me këtë marrëveshje rikthehen disa të drejta, që punonjësit nuk i kanë pasur deri më tani.

Regresi vjetor ka shkaktuar shumë polemikë, nëse administrata publike duhet të marrë ose jo. Unë mendoj se duhet, pa marrë parasysh se sektori privat ngjet etiketa se bëhet fjalë për administratë publike joefikase, unë përkundrazi do ti demantoja ato- pohoi Pece Gruevski – Kryetar i SPOGJ.

Me Marrëveshjen kolektive, K-15 do të marrin punonjësit në:

ADMINISTRATA E SHTETIT

MINISTRITË

SHTËPITË PËRMIRËSUESE-NDËSHKUESE DHE EDUKATIVE

PROKURORI

GJYKATA

VETËQEVERISJA LOKALE

FONDET DHE QENDRAT E PUNËS SOCIALE

ORGANE TJERA TË THEMELUARA NGA KUVENDI

Të drejtën e marrjes së regresit vjetor në shumën prej të paktën 9,000 denarëve do ta kenë pothuajse 18 mijë administratorë.

Andrea Çobanova

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...