Trajneri gjerman Jurgen Klop ka rinovuar kontratën me Liverpulin deri në vitin 2024. Kontrata aktuale e trajnerit Klop, i cili është në krye të klubit anglez nga viti 2015, skadonte në vitin 2022. Klop në “ Anfield” ka sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa në këtë sezon është në rrugën e mbarë për një tjetër arritje të madhe, siç është titulli kampion në Premier Ligë, që I mungon Liverpullit nga viti 1990. Nëse Klop respekton kontratën e tij deri në fund, atëherë do të bëhej tekniku më jetëgjatë në krye të kuqve. Ndërkohë edhe skuadra e Gllasgou Renxhersit vazhdoi kontratën me Stiven Zherardin deri në vitin 2024. Traneri Zherard këtë sezon ndihmoi skuadrën që të kalojnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...