Trajneri Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes së humbur me Atletiko Madridin me rezultatin 1-0.

“Nuk ishte ndeshja që prisnim, por ndodhi. Më kanë pëlqyer shumë pjesë nga ndeshja e sotme. Nuk luajtëm në stadiumin tonë, në “Anfield” do të jetë ndryshe. Mbrojtja e Atletikos ishte fantastike. Kishim momentet tona, por nuk ia dolëm. Kemi ndeshjen e dytë dhe do të shohim përpara. “Mane? Zhvilloi 45 minuta të mira, por mori karton të verdhë dhe ishte objekt i sulmeve të Atletikos. Ishte zgjedhja ime. Atmosfera ishte fantastike, nuk kam pse motivoj tifozët e mi, ata janë gati. Mirë se të vini në “Anfield”, nuk ka mbaruar ende”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...