Sipas mediave prestigjoze italiane, Fabio Paratici dhe Pavel Nedved janë rikthyer fuqishëm në skenë për të marrë shërbimet e mesfushorit serb Sergei Milinkoviç-Saviç dhe kanë arritur tashmë marrëveshjen me menaxherët e tij. Por, pengesa e vetme duket se është presidenti i lacialëve, Klaudio Lotito, numri një i bardhekaltërve, që ka ulur pretendimet e tij në rreth 100 milionë euro. Zonja e Vjetër” që në të tilla situata vepron me zgjuarsi, nuk ka ndërmend  që të plotësojë dëshirën e presidentit të Lacios, por pritet ë në marrëveshje të përfshijë edhe disa lojtarë nga radhët e bardhezinjve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...