Në Italia ka nisur me punë fabrika për prodhimin e parave për nevojat e Juvetusit. Skuadra italiane për çdo minutë shet nga një fanellë të saj me emrin e Cristiano Ronaldo. Fanella me numrin 7 (Ronaldo), ka zgjuar një interesim shumë të madh për ta blerë dhe ajo kushton 100 euro. Në Torino, presin që të shesin më shumë se një milion fanella me emrin e Ronaldos. Jo zyrtarisht Juventusi për 112 milion euro, ka siguruar shërbimet e sulmuesit portugez. Futbollisti 33-vjeçar në Seria A do të ketë një pagë vjetore prej 30 milion euro.

Shpërndaj me