Sipas “De Telegraaf”, skuadra e Juventusit ka rritur ofertën e tyre, nga 50 milionë euro në 67 të tilla, duke iu afruar kërkesës prej 75 milionë euro të Ajaksit. Kampionët italianë shpresojnë se me këtë përpjekje të mëtejshme financiare do të dalë marrin sinjalin e gjelbër për komletimin e operacionit në merkato. Aq shumë besohet në këtë gjë, sa shpresat janë që De Ligt të prezantohet te kampionët italianë të shtunën. Të njëjtën ditë do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje edhe Kristiano Ronaldo, pas periudhës së pushimeve. Ekziston tashmë një marrëveshje mes Juventusit dhe lojtarit për një kontratë 5-vjeçare, por gjithçka mund të firmoset në letër vetëm kur Ajaksi të pranojë ofertën e torinezëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...