Transferimi i Matijs De Ligt në Itali deri tani ka rezultuar një dështim, pasi mbrojtësi nuk ka arritur të përshtatet siç pritej me futbollin italian, pavarësisht cilësive të tij të padiskutueshme. Në javët e fundit është folur shpesh për një largim të lojtarit, për ta huazuar apo shitur. Por rregullat fiskale në Itali dhe sistemi i taksave që është në fuqi, nuk ia lejon Juventusit shitjen apo huazimin e tij deri në verën e vitit 2021. Sipas “Daily Mail”, Juventusi duhet të paguajë taksa për 100% të shumës për këtë periudhë dyvjeçare nëse largon para kohe futbollistin drejt një destinacioni tjetër jashtë Italisë. Për bardhezinjtë kjo do të ishte një goditje e rëndë ekonomike ndaj të gjithë janë të bindur se De Ligt nuk do të lëvizë nga Torino para verës së vitit 2021, edhe nëse aventura e tij vazhdon të jetë zhgënjyese si deri tani. Lojtari mendohet se ka një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh në kontratë, por ajo do të hyjë në fuqi vetëm në verën e vitit 2022.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...