Juventusi humbi kapitenin Xhorxhio Kielini, i cili do të mungojë për pesë deri në gjashtë muaj pas dëmtimit të ligamenteve, ndërsa në sfidën e fundjavës ndaj Fiorentinës në kampionat, lanë fushën para kohe edhe tre titullarët e trajnerit Sarri: Daglas Kosta, Pjaniç dhe Danilo. Nëse braziliani është jashtë sfidës së parë në Ligën e Kampionëve ndaj Atletiko Madridit, në dyshim mbetet prezenca e Pjaniç dhe Danilo. Ndërkohë, në infermieri është edhe Matia De Shiljo, teksa së fundmi një goditje në kofshë nga ndeshja me Fiorentinën, i ka shfaqur probleme sulmuesit Gonzalo Higuain. Argjentinasi është një tjetër dyshim për premierën europiane, ndërsa Sarri është në alarm. Në këto kushte, ai që do të përfitojë është Dibala, i cili në këtë sezon ka pasur një minutazh me pikatore. Ndërsa, në rast se konfirmohet mungesa e Higuainit, atëherë nga minuta e parë Ronaldo, do të shoqërohet edhe nga Federiko Bernadeski.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...