Juventusi ka prerë biletën për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, falë një goli në shtesë të Daglas Kosta në transfertën përballë Lokomotiv Moskës. Skuadra bardhezi kishte kaluar e para në avantazh me Ramzein, por u arrit nga vendasit falë Mirançuk në minutën e 12 të sfidës. Edhe pse krijoi disa raste, Juventusi nuk arriti të gjente rrjetën deri në fundin e sfidës, kur zëvendësuesi Daglas Kosta, mori një pasim nga Higuain dhe pas një sllallomi në zonë dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Juventusit garancinë e vazhdimësisë në fazën tjetër të këtij aktiviteti.

Ndërkohë, Atletiko Madrid ka gabuar gjithçka në Gjermani përballë Bajer Leverkusen, duke i dhënë mundësinë juventinëve të shkëputen në kreun e grupit para ndeshjes direkte që do të përcaktojë hierarkinë. Atletiko u mund 2-1 nga Leverkusen që kthehet përsëri në garë për kualifikimin pasi ka 3 pikë, po aq sa Lokomotiv Moskë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...