Suadra e Juventusit ka triumfuar 3-1 ndaj Romës pa shumë lodhje, ku i kanë mjaftuar vetëm 45 minutat e para për të siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Serinë e golave e hapi Kristiano Ronaldo, i cili shënoi në minutën e 26-të. Bentakur dyfishoi në minutën e 38-të, ndërsa 9 minuta më vonë kishte vend edhe për golin e Leonardo Bonuçit, i cili çoi shifrat në 3-0. Në pjesën e dytë, Roma provoi të zgjohej, teksa shkurtoi diferencën me një supergol të Under në minutën e 50-të. Gjithsesi, vetëm aq, pasi Juventus administroi lojën mjaft mirë deri në fund.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...