Juventusi ka përmbysur gjithçka ndaj Fiorentina-s duke u shpallur kampion i Italisë për të tetën herë radhazi. Të besuarit e Allegri-t kanë fituar 2-1 dhe festa në “Allianz Stadium” ka filluar menjëherë. Pas disfatës së rëndë në Ligën e Kampionëve ku “bardhezinjtë” u eliminuan nga Ajaksi në çerekfinale, ata do ta përdorin këtë moment për të harruar zhgënjimin në arenën ndërkombëtare. Ishte Milenkovic i miqve ai që shënoi golin e avantazhit në minutat e para të takimit. Pak më vonë Kiesa me pak fat mund të kishte dyfishuar, por tentativa e tij ndalet nga shtylla. Ishte Aleks Sandro ai që barazoi rezultatin në minutën e 37’ me kokë përpara se Kiesa të godiste edhe njëherë tjetër shtyllën. Pas pushimit ishte autogoli i Pazzella-s ai që i dha fitoren “Zonjës së Vjetër”. Një arritje e pakrahasueshme e Juventus me titullin e 8-të radhazi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...