Justin Bieber i është rikthyer pamjes së një “bebushi”, pasi më në fund ka hequr mustaqen e tij të cilën e mbante prej kohësh.

Këngëtari ka publikuar në InstaStory një video duke hequr mustaqen dhe të themi të drejtën s’po u besonim dot syve.

Duket se kështu e ka përjetuar këtë ndryshim edhe bashkëshortja e tij, Hailey, e cila s’e ka mbajtur dot ngazëllimin në komente.

“Yeeeee”- i shkruan modelja partnerit, duke e shoqëruar me emojin e syve me zemra.

Justin ka ndarë në Instagram një foto me look-un e ri, me të cilin na rikujtoi kohët e vjetra kur ishim të fiksuara pas tij (si të gjitha vajzat).

Mirëpo, këngëtari ka lajmëruar se mustaqja aq shumë e “urryer” nga fansat, do të rikthehet.

“U rruajta. Mustaqja iku me pushime, por do të rikthehet sërish.”- shkruan Justin krahas fotos.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...