BE është krijuar me kompromis, por kur është fjala për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsioni, kompromiset nuk janë të mundshme, theksoi presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, në fjalimin e tij në ceremoninë me rastin e fillimit të presidencës rumune të radhës të unionit.

“Kam besim tek energjia dhe uniteti i Rumanisë, te të gjitha forcave politike dhe te institucionet në mënyrë të veçantë, ku merren vendimet e nevojshme për të çuar BE përpara gjatë presidencës”, shtoi ai.

“Presidenca rumune do të duhet të menaxhojë një periudhë të vështirë, atë pas daljes së Britanisë së Madhe. Brexit është një fakt tragjik, demokracitë janë ato që janë, por nuk mund t’i parandalojmë ata që duan të bëjë atë që duan’’, shtoi Juncker.

‘’Por, 30 marsi do të jetë një çarje për historinë e kontinentit “, theksoi Juncker në konferencën e përbashkët me shtypin me presidentin rumun, Klaus Iohannis

Loading...

Shpërndaj me