Kam respektin më të madh për Britaninë e Madhe, pohoi kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, në një intervistë për Politico.eu, ku shprehu edhe keqardhjen për mosmarrjen pjesë në fushatën e referendumit për Brexit, pas kërkesës së kryeministrit David Cameron.

”Kështu që unë nuk ndërhyra”, shtoi ai.

Lidhur për situatën në Britaninë e Madhe dhe për debatin për lidershipin e ri të konservatorëve, Juncker shtoi se “nuk më pëlqen kjo që po ndodh… kam përshtypjen prej disa muajsh se interesi kryesor i politikanëve britanikë ishte mënyra për të zëvendësuar Theresa May dhe jo të gjenin një marrëveshje me europianët”.

Juncker përsëriti se marrëveshja nuk rinegociohet.

”Nuk kemi të bëjmë me një traktat mes Theresa May dhe Juncker, por me një traktat mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian dhe… duhet të respektohet nga cilido  kryeministër i ardhshëm britanik”, theksoi Juncker.

I pyetur nëse kishte një emër të preferuar për kryeministrin e ri britanik pas Theresa May, Juncker tha “jo!”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...