Frika nga Borusia Dortmund ka bërë që drejtuesit e Mançester Junajtedit të veprojnë shpejt për Erling Haaland. Sulmuesi i “Red Bull Salzburg” është kryefjala e merkatos dhe shumë ekipe duan ta rrëmbejnë. Dy klubet që kanë shfaqur më shumë interes janë Borusia Dortmund dhe Mançester Junajted. E përditshmja britanike “The Telegraf” shkruan së fundmi se anglezët janë më të avantazhuar në garën për të rrëmbyer norvegjezin. Haaland pritet të kalojë në “Old Trafford”, sezonin tjetër me Ole Gunnar Solskjaer që po mundohet të bind bashkëkombasin e tij për t’iu bashkuar me “Djajtë e Kuq”. Dortmund nuk ka të njëjtën fuqi financiare siç ka ekipi i Mançester Junajtedi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...