Mançester Junajted shënoi fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore. Këtë herë “Djajtë e Kuq” shënuan fitore 4-0 ndaj skuadrës së Lidsit, në stadiumin “Opus” në Australi. Në këtë sfidë trajneri i Junajtedit, Sollskjaer hodhi formacionin më të mirë në fillim dhe vetëm pas 7 minutash lojë talenti Grinvud shënoi golin e avantazhit, falë asistimit nga ëan Bisaka. Pas 20 minutash ishte radha e Markus Rashford, i cili përfitoi nga një kundërsulm duke shënuar golin e dytë. Sulmuesi anglez dribloi mjeshtërisht qendërmbrojtësin e Lidsit, madje e përplasi edhe me shokun e skuadrës, ashtu siç bënte Rikardo Kaka ndaj Junajtedit, vite më parë. Në pjesën e dytë trajneri norvegjez hodhi 11 lojtarë të tjerë në fushë dhe pas 6 minutash lojës Xhouns shënoi golin e tretë, para se Marsial të konvertojë penaltinë për 4-0. Kjo është fitorja e dytë për “Djajtë e Kuq”, pasi pak ditë më parë fituan 2-0 ndaj Pert Glori, me golat e Rashford dhe Garnerit.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...