Në Maqedoni ka 190 mijë persona të papunë dhe vetëm gjysma e tyre kërkojnë punë në mënyrë aktive. Pjesa tjetër e mbetur e 95,000 personave që janë në listën e Agjencisë së Punësimit nuk kërkojnë punë. Ata janë ose në ekonominë gri, ose janë jashtë shtetit. Nga ata që janë punëkërkues aktivë, pasi tu gjejë punë Agjencia, zakonisht nuk shfaqen në intervistën e planifikuar ose e refuzojnë punën që iu ofrohet. Drejtorja e Agjencisë së Punësimit, Biljana Jovanovska pajtohet me qëndrimin e Bankës Botërore se të papunët në vend as nuk duan të punojnë, e as kërkojnë punë.

Kemi një situatë kur 70 për qind e të papunëve të ftuar nuk vijnë për intervistë, sepse nuk është e detyrueshme. Ligji nuk thotë se ato do të fshihen ose do të hiqen nga evidentimi. Nga 30 për qind që vijnë në intervistë, shkojnë te punëdhënësit, gjysma e tyre shkojnë në intervistë me punëdhënësin dhe më së shpeshti ndodh që ata që shkojnë te punëdhënësi, nuk e pranojnë ose e refuzojnë ofertën për punë. Arsyet për atë që bëjnë janë të ndryshme, d.m.th. të papunët thonë se shpesh se nuk iu përshtatet vendi, turni, paga – tha Biljana Jovanovska, drejtore e Agjencisë së Punësimit.

Problemi, siç thotë drejtorja, është se të gjithë punëdhënësit janë të detyruar të publikojnë shpallje për punësim, edhe pse për atë pozitë kanë gjetur paraprakisht një person. Ajo paralajmëroi reforma në sistem, që të dihet saktësisht se kush realisht kërkon dhe ofron punë.

Të papunë kur e shohin shpalljen dhe kur kontaktojnë punëdhënësin, ai iu thotë atyre se është plotësuar, ose është bërë një përzgjedhje dhe personi i papunë humb besimin në institucionin tonë – deklaroi Biljana Jovanovska, drejtore e Agjencisë së Punësimit.

Drejtorja tha se Plani për Punësim për këtë vit mbulon 8,500 persona përmes disa masave. Megjithëse nevoja për personel të kualifikuar është një nga problemet më të mëdha për punëdhënësit, për masën që parashikon trajnime për rikualifikim interesi tani për tani nuk është shumë i lartë. Nga 4 740 persona të parashikuar për t’u mbuluar këtë vit, tani për tani interes për ta ndryshuar profesionin kanë shfaqur 1.300 persona, nga të cilët 500 të rinj. Për ri-kualifikim ata marrin 150 euro në muaj nga Agjencia e Punësimit.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me