Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi ka performuar e dyta në natën finale të Eurovision.

Me këngën “Ktheju tokës” Jonida Maliqi ka “ndezur” skenën në Tel Aviv.

Këngëtarja shqiptare këndoi në gjuhën shqipe dhe është në 26 këngët më të mira të këtij Eurovisioni.

Përpara nisjes, të gjithë këngëtarët u ngjitën në skenë, ndërsa Jonida u shfaq me simbolin e shqiponjës.

“Ktheju tokës”, i dedikohet të gjithë emigrantëve, kryesisht atyre që u emigruan pas Luftës së Kosovës.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të votojnë përmes SMS-së në numrin: 149 10 duke shkruar numrin 02, ose duke u lajmëruar në numrin: 149 102.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...