John Moschitta është njeriu i cili ka shënuar rekord Guiness si njeriu që flet më shpejtë në botë. Këtë titull ai e ka fituar me leximin e librit të Hamletit “ Të jesh apo të mos jesh” në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë. Talentin e tij për të folur me shpejtësi tejet të madhe e ka zbuluar një producent me të cilin Moschitta është takuar me një klub ku ai i ka ofruar që të bëhet pjesë e një programi. Që atëherë Moschitta e siguron jetesën duke folur shumë shpejtë nëpër programe televizive apo radio. Ai mund të flet më shumë se 11 fjalë në sekondë.

Kur perforomoj për në televizion, unë flas me shpejtësi më të madhe, por për në radio unë praktikoj 7-8 fjalë në sekondë duke marrë parasysh se në radio njerëzit nuk mi shohin lëvizjet e buzëve dhe është më e rëndë për të më kuptuar. Nëse unë nuk jam i kuptueshëm derisa flas, mua nuk më paguajnë për performancën – deklaroi John Moschitta.

Johhn tanimë 40 vite me radhë mban titullin “njeriu i cili flet më shpejtë në botë”.

Vjollca Aliti

Loading...

Shpërndaj me