Shteti jep me qira 1.453 hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Me këtë shpallje u mundësohet personave fizik dhe atyre juridik deri në moshën 40 vjeçare të lirohen nga pagesa e qirasë për tre vitet e ardhshme. Ndryshimet ligjore për marrjen me qira të tokës në pronësi të shtetit parashikojnë ndërtimin e objekteve hotelierike për të inkurajuar turizmin rural dhe zhvillimin rural. Kjo është shpallja e dytë për investime, ndërsa në shpalljen e parë u lidhën 17 kontrata dhe u ndanë 1.240 hektarë tokë shtetërore. Me nënshkrimin e këtyre kontratave në pesë vitet e ardhshme duhet të realizohen investime në kapacitete përpunuese me vlerë prej 11 milion eurove.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...