Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar Komisionin për Çështja të Rregullores, mandateve dhe imuniteteve se deputeti Nikolla Gruevski ka munguar më tepër se gjashtë muaj pa arsye. Më këtë janë plotësuar kushtet që Kuvendi të procedojë drejtë heqjes së mandatit. I pari i ligjvënësit kërkon nga Komisioni amë që të veprojë në përputhje me Rregulloren. Kryetari i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, Pavle Bogoevski deklaroi se mbledhjen do ta thërras javën e ardhshme.

Në këtë rast kur bëhet fjalë për heqje të mandatit dhe jo për paraburgim, kemi të bëjmë me situatë jo urgjente. Për arsye se duhet mbledhur të gjitha të dhënat dhe shqyrtuar mungesat e deputetit, mbledhjen e komisionit planifikoj ta thërras ditëve në vijim, respektivisht në fillim të javës së ardhshme – tha Pavlle Bogoevski, Kryetar i Komisionit.

Për heqjen e mandatit të deputetit, pas konstatimit të Komisionit, Kuvendi diskuton në mbledhjen e parë. Që mandati i një deputeti të merret, nevojiten 80 vota, të cilat momentalisht shumica parlamentare nuk i posedon, ndërsa 8 deputetët të cilët mbështetën ndryshimet kushtetuese nuk pranojnë të prononcohen për këtë çështje. Heqja e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski vjen pas arratisjes së tij si pasojë e dënimit me burg prej dy vitesh për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tanku” për blerjen e Mercedesit luksoz. Geruevski aktualisht ndodhet në Hungari ku edhe ka fituar të drejtën e azilit nga autoritetet hungareze, të cilët kërkesës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e tij nuk i janë përgjigjur.

Adrian Kerimi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...