Arabia Saudite, ku princi trashëgimtar ka ndërmarrë reforma të thella sociale, organizon për herë të parë “Javën e Modës” me parada të organizuara para një publiku ekskluzivisht femëror. Deri tani, “Fashion week” arabe, konsideruar si një ngjarje ndërkombëtare me të njëjtën peshë si paradat pariziane apo milaneze, ishte zhvilluar vetëm në Dubai, kryeqyteti i modës në rajonin e Gjirit. Ajo do të zhvillohet tashmë edhe në Riad, në një version të ndaluar për fotografët. Emra të mëdhenj europianë si Jean Paul Gaultier dhe Roberto Cavalli do të jenë pranë krijuesve lokalë si sauditja, Arwa Al Banawi, shumë e vlerësuar nga të pasionuarit me modën në rajon si dhe Mashael Alrajhi, veshjet e të cilës janë pa dallime gjinore.

Shefkije Alasani

Loading...

Shpërndaj me