Çdo çift, pavarësisht nëse janë të sapomartuar apo gjyshër, duhet të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës së tyre.

Ky është qëllimi kryesor i javës së martesës që organizohet prej 9 vitesh edhe në Shqipëri.

Nga data 7-14 Shkurt është “Java e Martesës”, e cila është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, që çdo vit rreth 2 milionë njerëz marrin pjesë në aktivitete të Javës së Martesës në rreth 30 vende në katër kontinente.

Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familjet e forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Problemi është se shpesh jemi shumë të zënë për t’i dhënë martesës kujdesin që meriton.

Java e Martesës synon t’u kujtojë çifteve të martuara në Shqipëri t’i japin prioritet njëri-tjetrit.

Aktivitet e Javës së Martesës kanë si qëllimin të inkurajojë çdo çift, pavarësisht nëse janë të sapomartuar, apo gjyshër, që të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës së tyre. Në martesë, ashtu si në shumë gjëra të tjera, janë investimet e vogla që sjellin ndryshim të madh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...